Daka KQZ e kreu punen me sukses ne zgjedhjet e 9 janarit nuk do kete probleme

Prishtine 19 dhjetor NOA- Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove Valdete Daka e ka cilesuar procesin zgjedhor si te organizuar shume mire.
Sipas saj mungesa e materialeve teknike nuk ka ndikuar ne cilesine e zgjedhjeve ne diten e zgjedhjeve sepse llambat edhe pse ndoshta kane qene te kualitetit me te dobet megjithate kane punuar dhe ne me pergjegjesi te plote themi se llambat te cilat jane dorezuar dhe baterite pastaj qe ne i kemi derguar qe te zevendesohen kane punuar duke shtuar se ajo cka ka ndodhur ne terren nuk eshte pergjegjesi e KQZ-se sepse komisoneret dhe vezhguesit te cilet jane neper Komisione Komunale Zgjedhore edhe neper Keshilla te vendvotimeve jane bartes te procesit diten e zgjedhjeve dhe jane pjese e partive dhe subjekteve politike.
Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire kryetarja e KQZ-se ka deklaruar se procesi i votimit ishte pothuajse ne menyre te perkryer nga ana e KQZ-se mirepo ne momentin kur procesi zgjedhor diten e zgjedhjeve ka kaluar ne pergjegjesi te komisionareve dhe te subjekteve politike procesi eshte devijuar.
Lidhur me masat qe do te merren per parregullsite ne menyre qe te mos perseriten ne zgjedhjet e 9 janarit ajo eshte shprehur se KQZ do te marre pergjegjesine qe te nderrohen te gjithe komisionaret ne keto tri komuna dhe se do te shtohet mbikeqyrja ashtu sic ka urdheruar Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa.
Daka nuk ka preferuar te komentoje akuzat e disa partive politike te cilat e kane konsideruar KQZ-ne si te politizuar.
a.y/NOA