E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa goditet nga acari anullohen fluturimet mijera vete flene neper aeroporte

Londer Paris Berlin 19 dhjetor NOA - Moti i acarte dhe me reshje te shumta debore ka pushtuar gjithe Europen. Temperaturat e uleta nen 0 dhe akujt kane bere qe mijera persona te kalojne naten neper aeroportet e Europes veriore te cilet jane bllokuar nga moti i keq nderkohe qe reshjet kane bere te pakalueshme edhe rruget per shkak te akullit. Sipas agjencive te lajmeve dy aeroportet Heathrow e Gatwick ne Mbreterine e Bashkuar jane rihapur kete mengjes pas bllokimit te disa diteve nga moti i keq por vetem per ndonje fluturim te caktuar.

Mesohet se nga aeroporti Heathrow i Londres nuk do te fluturoje asnje avion nga terminalet 1 dhe 4 nderkohe qe behet e ditur se nje numer i kufizuar fluturimesh do te nisen nga terminalet 3 dhe 5 te ketij aeroporti.

Nderkohe prej motit te acarte mijera pasagjere kane kaluar naten ne terminalet e aeroporteve ne pritje per tu takuar me te afermit e tyre apo per tu nisur per festat e Krishtlindjes.

Kete fundjave qe njihet si java me trafikun me te dendur ajror ne Europe plot 600.000 pasagjere do te kalonin Tranzit nga aeroporti i Heathrow ne Londer dhe 240.000 nga ai Gatwick por nderkohe te veshtira per qarkullim jane edhe rruget e brendshme qe lidhin Angline me Skocine.

Ndersa ne Belgjike raportohet se 1.500 udhetare te parashikuar per tu nisur drejt Londres kane kaluar naten per shkak te motit te keq ne aeroportin e Brukselit.

Veshtiresi me trafikun ajror jane ndeshur edhe ne aeroportin Roissy-Charles-de-Gaulle te Parisit ku pas mbylljes se aeroportit londinez Heathrow mijera franceze jane kthyer mbrapsht.

Gjithsej 5.200 pasagjere te cilet prisnin te niseshin per ne Londer kane gjetur sistemim ose ne hotelet e Parisit ose ne terminalin e aeroportit francez.

Por koha e keqe ka mbuluar tere Parisin nderkohe qe kulla Eiffel e mbuluar nga bora eshte mbyllur sot per vizitoret.

Edhe ne Gjermani jane anulluar rreth 490 fluturime ne aeroportin e Frankfurtit. E duke qene se moti i keq do te vijoje pritet te anullohen edhe 1.329 fluturime te parashikuara gjate dites.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›