E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet situata ne Shkoder banoret perballen me lageshtine dhe ngricat

Shkoder 19 dhjetor NOA- Nderkohe qe siperfaqja e tokes e pushtuar nga uji ne qarkun e Shkodres nga mbi 14 mije ha eshte reduktuar ne 8 mije ha toke e permbytur mund te flitet vertet per permiresim te situates se emergjences por a eshte e tille gjendja e banoreve ne nje qytet ku rishtas mijera ha toke jane nen uje Ndersa ne mengjeset e para te dhjetorit shkodranet dhe i tere shteti shpresonin ne pushimin e reshjeve me qellim qe uji te terhiqej nga tokat e permbytura sot ngricat kane vene nen dare te tera ata qe shtepite u jane permbytur dhe tashme bashke me te ftohtin e ngricat e dimrit duhet te luftojne edhe me dhimbjet qe krijon lageshtira e fituar nga muret e shtepive.

Tashme kane kaluar 18 dite nga permbytja e peste e Shkodres brenda ketij viti qe sikunder thone edhe ekspertet solli reshjet me te pashembullta e per pasoje dhe fryrjen e panatyrshme te lumenjve Buna e Drin por edhe vete liqenit te Shkodres qe me arritjen e kuaotes prej 10.55 m doli nga shtrati i vet e mori e permbyti gjithcka qe i doli perpara duke lene ne hall mijera banore te komunave te Nenshkodres por edhe te disa lagjeve shkodrane ne hyrje te qytetit.

Tashme nen uje numerohen 8 mije ha toke lagjet e qytetit te Shkodres u cliruan nga uji porse shtabi i emergjences ende vijon apelin qe banoret e evakuuar te mos rikthehen ne shtepite e tyre pasi dimri eshte i gjate dhe situata nuk premton shume...

Ende nen uje mbetet lagjia e Livadheve ne Shkoder nje nga me te permbyturat gjate katastrofes ujore qe permbyti rruget e qytetit verior.

Operacionet humanitare ende vijojne te shperndahen nderkohe qe pas terheqjes se ujit nje fakt shqetesues mbetet edhe rrenimi i shtepive qe kane ndenjur pergjate mese dy javesh te tera nen uje.

Edhe pse banoreve u eshte premtuar demshperblim nga qeveria nen motin me diell te Shkodres ku te gjithe urojme natyren te mos sjelle me reshje tashme banoret perballen edhe me akthin e dimrit te ftohte lageshtires se shtepive dhe semundjeve e viruseve aq te zakonshme ne kete stine qe ne rastin tone konkret i shtohet dhimbshem edhe gjendja e tyre nen katastrofen e pashembullt ujore qe i pushtoi.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›