E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dakar 2010, përplaset nga një makinë garuese. Vdes tifozja

Gara e famshme Dakar ka shenuar viktimen e pare. Nje tifoze ka gjetur vdekjen pasi eshte aksidentuar nga nje makine teksa ndiqte garen Dakar 2010, e cila zhvillohet ne Argjentine dhe Kili. Zyrtaret kane bere te ditur se 28 vjecarja Natalia Sonia Gallardo eshte perplasur nga makina e pilotit gjerman Mirco Schultis, I cili humbi kontrollin e mjetit te tij ne nje kthese.

Pese persona te tjere mbeten te plagosur nga ky incident, tre prej te
cileve u dreguan ne spital me helikopter. Doktoret e spitalit te
qytetit te Kordobas thane se Gallardo kishte marre demtime shume
serioze dhe vdiq vetem 2 ore pasi ishte derguar ne spital. Nderkohe
Leonardo Botto, nje prej pergjegjesve per sigurine e gares tha se
viktima ishte pjese e nje grupi personash, te cilet po ndiqnin garen ne
nje zone te paautorizuar nga organizatoret.

Gara e automobilizmit Dakar, nisi 31 vjet me pare dhe zhvillohej nga
Parisi deri ne kryeqytetin senegalez, duke kaluar ne shkretetiren e
Saharase. Por ky eshte viti i dyte qe zhvillohet ne Argjentine dhe
Kili, per shkak te frikes te terrorizmit ne Mauritani. Kjo gare ka
shenuar cdo vit viktima dhe i ka marre jeten 50 pjesmarresve dhe
personave te tjere, mes tyre dy femije, te cilet u perplasen nga mjetet
ne vitin 2006.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›