Dako nderon ambasadorin italian Saba DElia

Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka pritur ne nje takim ambasadorin e Italise ne Shqiperi Saba DElia. Ne kete takim theksi i bisedes u vu tek bashkepunimi i ngushte midis vendit tone dhe atij italian si nje nga partneret kryesore te Shqiperise. Ne takim merrnin pjese edhe zyrtare te tjere vendore si dhe perfaqesues te shoqatave te qyteteve te Shqiperise se Mesme. Dako deklaroi se Italia ka dhene nje kontribut mjaft te rendesishem ne te gjitha fushat jo vetem per qytetin e Durresit por per te gjithe Shqiperine vendi yne eshte nje partner i rendesishem i vendit tone dhe i Durresit ne vecanti pasi dihet qe ne kemi nje sere bashkepunimesh te karakterit ekonomik turistik dhe kulturor. Shteti italian qe ambasadori DElia perfaqeson ka dhene nje ndihmese te rendesishme dhe mbeshtetje maksimale per liberalizimin e vizave si dhe vazhdon te mbeshtese vendin tone ne hyrjen ne BE. Per kontributin ne ndihme te qytetit dhe vendit tone ambasadorit DElia Bashkia e Durresit dhe shoqata Durresi i akordojne titullin Fisnikeria e Qytetit te Durresit. Dako u ndal ne punen qe ben Bashkia e Durresit ne perafrimin e qytetit bregdetar me qytetet evropiane Ne lidhje me punen qe bejme ne qytetin tone mund te them se ne kemi punuar ne drejtim te permiresimit te infrastruktures se qytetit qe i jep nje hov te ri zhvillimit te turizmit. Po keshtu paralelisht u kemi kushtuar nje rendesi te vecante edhe projekteve sociale qe Bashkia po i mbeshtet fuqimisht. Natyrisht ne vazhdojme te punojme ne shume drejtime duke qene se jemi nje qytet i cili ka dy drejtime zhvillimi paralele qe eshte ai turistik por edhe ai industrial e natyrisht per kete zhvillim nevojiten edhe shume investime te huaja qe ne i perkrahim. Ne rrugen drejt Evropes per ne eshte shume me vlere eksperienca e vendeve te zhvilluara perendimore qe e kane kaluar prej kohesh kete proces ne te cilin ne ndodhemi aktualisht. Gjithsesi une shpreh bindjen se Durresi ka bere hapa perpara drejt perngjasimit te tij me nje qytet evropian dhe do te vazhdojme me keto ritme edhe ne te ardhmen pasi qyteti yne e meriton plotesisht te jete nje qytet pararoje i zhvillimit ne rrugen drejt integrimit te vendit ne BE.