E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Shume shpejt me adresa elektronike leme pas primitivizmin

Ministria e Brendshme eshte ne permbyllje te projektit per adresarin elektronik qe do te mundesoje evropianizim te Shqiperise

Tirana eshte nje vend ku mund te humbesh edhe nese prej kohesh jeton ne te. Vete ne me dhjetera here gjendemi ne mes te kryqezimeve dhe adresa e vetme qe mund te kemi ne xhep eshte pallati 8-katesh me xhama te zinj. E gjithe zallamahia qe shpesh sjell njerez qe ecin kuturu dhe postiere qe nuk mund te zbrazin koshin me letra do te zgjidhet shume shpejt me ane te adresarit elektronik. Situata pritet te ndryshoje per mire mjaft shpejt ndersa puna per nje adresar elektronik eshte ne prag te mbylljes se saj. Se shpejti do te jemi ne gjendje tu ofrojme qytetareve shqiptare praktiken me moderne evropiane te identifikimit te adresave ne vendin tone - deklaroi ministri i Brendshem Lulzim Basha ne nje takim promovues te fillimit te fushates per nxitjen e perdorimit te sistemit te ri te adresave nga qytetaret shqiptare organizuar nga Ministria e Brendshme se bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe pranine e OSBE ne Shqiperi.

Presim me padurim perfundimin e ketij projekti popullimin e plote te te dhenave presim me padurim efektet kaskade qe sjell ky proces vecanerisht ne funksion ndihme dhe per llogari te pushtetit vendor per ushtrimin e pergjegjshem te pergjegjesive te tyre ne fusha te tilla si urbanistika mbledhja e takses vendore mbrojtja e mjedisit sigurimi i kushteve te pranueshme ne komunikacion ne transportin urban kontrolli uniform dhe cilesor i territorit dhe ofrimi i lehtesirave te tjera institucionale te pushtetit vendor ne cdo fushe nga nxitja e biznesit deri tek permbushja e rolit te pushtetit vendor per zbutjen e problemeve shoqerore - tha Basha.

I Ngarkuari me Pune i Delegacionit te BE ne Tirane Luigi Brusa shpjegoi se edhe ai vete me gjithe kohen jo te pakte te qendrimit ne Tirane shpesh here e ndjen veten si i sapoardhur ne qytet Megjithese kam disa kohe qe jetoj ne Tirane kam vene re se nuk jam i vetmi qe gjendem ne veshtiresi si te jem i ri ne kete qytet. Nese jeton ne Tirane si student banor i saj apo dhe diplomat komunikimi i perditshem eshte i mbushur me referenca te ndertesave te dikurshme te nderlidhura me referenca te ndertesave ekzistuese si psh Ekspozita Restorant Durresi Pasticeri Flora Bar Mannhatan Vila e Enver Hoxhes Sky Tower etj. Nese nuk i shqiptoni mire emrat mund edhe te humbisni - tha Brusa.

E sado per te qeshur mund te duket kjo mjaft njerez ne Tiranen e sotme humbin rrugen per shkak te mungeses se nje adrese te sakte nje projekt qe tashme eshte ne zbatim dhe pritet te perfundoje se shpejti. Duke iu referuar menyres primitive te identifikimit te vendeve dhe adresave ne Tirane dhe njekohesisht projektit qe do ta ndryshoje njehere e mire situaten ministri i Brendshem Lulzim Basha tha se keto togfjalesha mesjetare shumengjyresh te mbushur me referenca te objekteve apo te vendeve qe ekzistojne apo ekzistojne vetem ne memorien e qytetareve te Tiranes apo te qyteteve te tjera do te jene te panevojshme brenda nje kohe te shkurter kur si rezultat i ketij Regjistri Kombetar te Adresave me nje klikim ne internet cdo qytetar shqiptar shikon vendndodhjen e sakte te objektit adresen e sakte te objektit.

Nderkohe shefi i Pranise se OSBE ne Tirane ambasadori Eugen Wollfarth vleresoi punen e madhe te kryer deri me tani nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile ne bashkepunim me qeverisjen vendore per implementimin e sistemit te adresave. Sistemi i ri do te siguroje sherbime publike me cilesore e te shpejta. Adresat kontribuojne ne permiresimin e proceseve zgjedhore dhe te shtetit te se drejtes si dhe e ndihmojne biznesin te perparoje. Sistemi i adresave do te lidhet me Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile per ti dhene cdo personi te regjistruar nje adrese unike - tha Wollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›