Dakota, nga e talentuar, në një divë e vogël
Kur Hollivudi ka nevojë për një aktore të re, shumë të talentuar dhe të zonjën, e cila gjithmonë ka shkëlqyer përkrah kolegëve të rritur dhe të famshëm, emri i Dakota Fanning është i pari në listë. Vajza, që kur aktroi përkrah Harrison Ford dhe Michelle Pfeiffer në trillerin "What Lies Beneath", i bëri të gjithë për vete. Suksesin e madh e arriti me rolin e vajzës së Tom Cruise në filmin e regjisorit Steven Spielberg, "War of the worlds", si dhe përkrah Sean Penn në filmin "I am Sam". Tani, që sapo ka mbushur 15 vjeçe, aktorja e re amerikane do të shfaqet në ekran si protagoniste e dramës "The secret life of bees", përkrah divave të muzikës si Queen Latifah, Jennifer Hudson dhe Alicia Keys. Gjithashtu do të jetë protagoniste edhe te filmi policesk, "Push", me Chris Evans.
Vajza e vogël, me flokë të verdhë dhe sy blu, është rritur në skenë dhe shumë persona e krahasojnë me aktoren Jodie Foster, e cila ishte vetëm 13 vjeçe kur u bë e famshme me filmin "Taxi Driver". Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj të bërë të famshëm, për të rënë më pas në kurthin e popullaritetit, Dakota nuk ka bërë kurrë skandale dhe është shumë e talentuar. "Të jesh në një shesh xhirimesh është njësoj si të frekuentosh mësimet e kinemasë. Ka shumë për të mësuar. Kur kam punuar me Spielberg, ishte njësoj si të merrje 100 leksione në ditë", thotë Dakota. Me Spielberg ka punuar për realizmin e filmit "War of the worlds", dhe ishte vajza që Tom Cruise shpëton nga trekëmbëshit vrasës. Por historia e divës së vogël fillon më parë, pikërisht në teatrin e Konjersit, në Gjeorgji, ku edhe ka lindur më 23 shkurt të 1994-ës. Të gjithë thoshin se kishte një talent të jashtëzakonshëm dhe prindërit u bindën që të kërkonin një agjent. Pasi e gjetën, bënë një fushatë të rëndësishme publicitare gjashtë javë në Los Anxhelos, pikërisht aty ku bëhej kinemaja, e ku më pas familja u transferua. Ishte një rrugë drejt suksesit. Fillimisht u shfaq në filmin "Tomcats" (kur ishte 7 vjeçe), më pas në "I am Sam", ku interpretonte përkrah aktorit Sean Penn dhe Michelle Pfeiffer. Dakota ka interpretuar në "Trapped", "Sweet Home Alabama", serialin televiziv "Taken" me regji të Steven Spielberg. Gjatë viteve në vazhdim ka interpretuar përkrah Denzel Washington në filmin "Men on Fire", më pas te "The Cat in the Hat" me Alec Baldwin, "Dreamer" dhe "Hide and Seek", përkrah Robert De Niro.
Ashtu si çdo vajzë, Dakota koleksionon kukulla, i bie pianos, kalëron dhe studion me një mësues privat. Për të ardhmen i ka idetë e qarta: "Është bukur kur e di se çfarë do të bëhesh kur të rritesh. Miqtë e mi thonë se do të bëhem astronaute, avokate, por pas një muaji ndryshojnë mendim. Mua më pëlqen të mendoj se do të bëj përjetë këtë punë. Që kur bëra reklamën time të parë, e kuptova se dëshiroja të bëhesha aktore. E adhuroj aktrimin, më zbavit".
Dakota, nuk ka aktor në Hollivud që nuk e vëren profesionalitetin tënd. Cili është sekreti jot?
Nuk mendoj se kam ndonjë sekret. Mund të them vetëm se më pëlqen shumë të aktroj dhe të qëndroj në sheshin e xhirimeve të një filmi. Kam filluar të aktroj që në moshën 6-vjeçare. Më vjen spontanisht të aktroj para një kamere, nuk kam aspak emocione, më duket sikur janë vetëm në shtëpi para pasqyrës. Bëhem menjëherë njësh me personazhin, por kur regjisori më thotë "mjaft", rikthehem në realitet.
Në filmin "Life of bees" keni dhënë puthjen e parë në skenë. Keni pasur ndonjë problem?
Jo, aspak. Me Tristan Wilds ishim miq dhe kur erdhi momenti për të xhiruar skenën e puthjes, u ndjemë shumë mirë. Dua t‘ju kujtoj se nuk ishte puthja ime e parë në skenë, ndoshta më serioze dhe romantike po.
Kinemaja ka ndikuar në fëmijërinë tënde?
Jo, nuk besoj. Në shkollë kam shkuar rregullisht dhe tani jam në lice. Jam nxitësja e tifozëve për skuadrën e futbollit të shkollës sonë. Më pëlqen të kalëroj dhe kur nuk jam e zënë me punë, e kaloj kohën me familjen dhe miqtë e mi. Gjithashtu lexoj shumë. Do të kaloja çdo natë duke lexuar.
Si i zgjedh filmat që luan?
Kur lexoj një dorëshkrim, ndjek gjithmonë instinktin. Kur ndiej se projekti mund të bëhet edhe film që mua më pëlqen ta shoh, e pranoj ofertën. Nëse ndiej që personazhi nuk është i përshtatshëm, e refuzoj. Gjithashtu ndjek edhe këshillat e mamasë, menaxherit dhe natyrisht të agjentit tim. Por fjala e fundit më përket vetëm mua.
Kush aktor i Hollivudit të ka mësuar më shumë?
Kam një dashuri të veçantë për Tom Cruise, sepse gjatë xhirimeve të filmit "War of the worlds" më ka trajtuar vërtet si vajzën e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Chris Evans, që pavarësisht se është 15 vjet më i madh se unë, më ka trajtuar si të isha e rritur, njësoj si motër. Të them të drejtën kam mësuar nga të gjithë aktorët. Motoja ime është: "Ndiq gjithmonë ëndrrat e tua". Kam shumë ëndrra, madje ëndërroj që një ditë të bëhem regjisore dhe jam e sigurt se do ta ushtroj këtë profesion.