E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, "Zogby": PD 36%, PS 38%

Nëse zgjedhjet do të
mbaheshin në muajin
mars, diferenca mes dy
partive kryesore është
vetëm 2 për qind. Sipas sondazhit
të "Zogby International" në "Top
Channel" për muajin mars, Partia
Socialiste do të merrte 38% të
votave, Partia Demokratike 36%,
Lëvizja Socialiste për Integrim
5%. Të pyetur për pesë çështjet
kryesore që shqetësojnë shqiptarët,
të anketuarit janë përgjigjur
në masën 72% për papunësinë;
ekonomia është në masën 63%,
varfëria shkon 46%, korrupsioni
në qeverisje shkon 27% dhe inflacioni
po 27%. Të pyetur se cili
është drejtimi që po merr Shqipëria
përgjigjet janë: 43% thonë
se po ecën në drejtimin e duhur,
46% thonë të kundërtën dhe 12%
nuk janë të sigurt. Në këtë pyetje,
në krahasim midis muajve janar,
shkurt dhe mars rezulton se
shqetësimi për papunësinë është
rritur, frika për situatën ekonomike
gjithashtu, varfëria mbetet
në të njëjtat nivele, korrupsioni
në qeverisje vjen duke u ulur
dhe inflacioni në krahasim me
janarin rritet me shtatë pikë. Të
pyetur për performancën e Kryeministrit
Sali Berisha, vihet re se
ka një 36% vlerësim pozitiv dhe
63% vlerësim negativ. Vlerësimi
për kreun e opozitës Edi Rama
te të pyeturit është 46% opinion
pozitiv dhe 51% opinion negativ.
Në mes të votuesve të pavendosur,
vlerësimi për Berishën është
22% pozitiv dhe 75% negativ.
Sakaq, 64% e vlerësojnë negativisht
punën e kreut të opozitës Edi
Rama. Sa i takon vlerësimit për
partitë në kategorinë e votuesve
të pavendosur përgjigjet janë:
Partia Demokratike ka vlerësim
pozitiv 45%, ndërsa Partia Socialiste
ka një vlerësim të tillë në
masën 49%. Të pyetur se cilën
parti do të votonin nëse zgjedhjet
do të mbaheshin në atë ditë: PS
do të ishte zgjedhja e 38% të tyre;
PD 36%, LSI 5%, G99 5%, PR 1%,
PSD 1%, LZHK 1%. Të pavendosur
se për cilën do të votojnë
janë 11% e të pyeturve, ndërsa
5% refuzojnë të përgjigjen. Në
krahasim të shifrave ndër muaj
del se që nga janari; PS është
rritur vetëm me një pikë, PD ka
rritur gjashtë pikë; LSI qëndron
në të njëjtat vlera; partitë e tjera
votohen në masën 11%, që ka
rritje me 5% nga janari, të pavendosurit
janë ulur nga janari
me 8%. 61% e të pyeturve e kanë
zgjedhur se për cilën parti do
të votojnë, 16% pothuajse kanë
vendosur dhe 8% edhe mund të
ndryshojnë. Kampioni i përzgjedhur
për sondazhin e kryer është
pyetur nga 11 marsi 2009 deri më
31 mars 2009 dhe përmban 1000
të anketuar. Marzhi i gabimit
është +/- 3.2%.
Shkurti
Nëse zgjedhjet e përgjithshme
parlamentare do të mbaheshin
në muajin shkurt 2009, Partia
Socialiste do të arrinte të fitonte
mbështetjen e 39% të votuesve.
Sakaq, Partia Demokratike rezulton
të mund të grumbullojë
mbështetjen e 34% të votuesve.
Ky ishte sondazhi i publikuar
nga "Zogby International" për
muajin shkurt. Në vend të tretë
vazhdon të jetë Lëvizja Socialiste
për Integrim e drejtuar nga
Ilir Meta, me 5% të votuesve.
Partia G99, e drejtuar nga Erion
Veliaj, përfshirë në sondazh
për muajin shkurt, ka arritur të
grumbullojë 2% të kampionit të
sonduar. Në rezultatet e muajit
shkurt kanë dalë në tabelë edhe
parti të tjera që mungonin në
sondazhin e mëparshëm. Të tilla
janë Partia Socialdemokrate dhe
Partia Agrare Ambientaliste. Ato,
së bashku me Partinë Demokristiane,
Partinë Bashkimi për
të Drejtat e Njeriut dhe Partinë
Republikane vazhdojnë të mbeten
në mbështetjen 1%. Një e
dhënë interesante është edhe ajo
e kategorisë së të pavendosurve
në lidhje me preferencën e tyre
politike. Ajo paraqitet në masën
12%, duke shënuar kështu një
ulje me 7 pikë, teksa një masë
prej 4% nuk kanë preferuar të
përgjigjen. Pyetjes se cilat janë
çështjet më shqetësuese për
shqiptarët në muajin shkurt,
papunësia vazhdon të jetë e para
me 67%, ekonomia vjen në vend
të dytë me 64%, varfëria kalon në
vend të tretë me 43% e ndjekur
nga korrupsioni në qeveri me
31%. Sakaq, 24% e të pyeturve e
shikojnë inflacionin si çështjen
më shqetësuese të shqiptarëve.
Të pyetur se në çfarë drejtimi
po shkon Shqipëria, 41% thonë
se po ecën në rrugën e duhur,
ndërsa 45% në rrugën e gabuar.
Rezulton se në shkurt më shumë
shqiptarë thonë se vendi po ecën
në rrugën e gabuar, ndërsa 14% e
tyre nuk janë të sigurt ende. Nga
sondazhi rezulton se votuesit e
Partisë Demokratike kanë më
shumë gjasa të mendojnë se
vendi po ecën në rrugën e duhur.
Të pyetur për performancën e
Kryeministrit Sali Berisha, 36%
e tyre dhanë një përgjigje pozitive
dhe 62% kishin një vlerësim
negativ. E njëjta pyetje u bë edhe
për kreun e Partisë Socialiste,
Edi Rama, dhe 44% janë për
një vlerësim pozitiv, teksa 54%
japin vlerësim negativ. Votuesit
e pavendosur kanë opinion pothuajse
të njëjtë për PD-në dhe
PS-në, me pak avantazh të lehtë
për demokratët.
Janari
Partia Socialiste do të dilte
fituese e zgjedhjeve parlamentare
nëse ato do të mbaheshin në
muajin janar. Ky ishte rezultati i
publikuar nga agjencia e njohur
"Zogby International" dhe "Top
Channel" në sondazhin e parë.
82% e personave të anketuar,
pyetjes nëse do të shkojnë apo
jo drejt kutive të votimit, i janë
përgjigjur pozitivisht. Kundër
kësaj pyetjeje i janë përgjigjur
19% e të anketuarve nga "Zogby
International". Të pyetur se për
cilën parti do të pranonin të
votonin nëse do t‘u kërkohej të
votonin në janar, 37% zgjedhin
Partinë Socialiste. 30% e tyre
kanë preferuar të zgjedhin Partinë
Demokratike, që aktualisht
qeveris vendin. Sakaq, 5% kanë
zgjedhur Lëvizjen Socialiste
për Integrim, e drejtuar nga
ish-kryeministri Ilir Meta. 19%
e të anketuarve kanë thënë se
ende nuk janë të vendosur se
për cilën forcë politike duhet të
votojnë dhe 4% refuzojnë të përgjigjen.
Tri parti të tjera të vogla
arrijnë të marrin vetëm nga një
për qind të votave, përkatësisht
PR, PDK dhe PBDNJ. Rezulton
se përqindja e të intervistuarve
që janë të pavendosur për kë
do të votojnë është relativisht
e lartë. Nëse shikohen të gjitha
shifrat, masa prej 19% e të
pavendosurve mund të lëvizë
ekuilibrat e sondazhit. Pyetjes se
sa e preferojnë një parti politike,
në rastin e Partisë Demokratike
54% kanë mendim pozitiv, 38%
negativ dhe 8% të pavendosur.
Sa i takon Partisë Socialiste, 62%
shprehin një mendim pozitiv,
28% reagojnë negativisht dhe
10% nuk janë të sigurt. Po sipas
rezultateve të sondazhit të publikuar
në "Top Channel", një masë
prej 51% të të anketuarve kanë
vendosur tashmë se për kë do
të votojnë, 29% duket se shfaqin
prirjet e tyre, 11% ende nuk kanë
vendosur për votën dhe 10% nuk
e dinë se kë të zgjedhin.

Metodologjia e sondazhit

«Zogby International" u mandatua nga "Top
Channel" që të zhvillojë një sondazh të 1000
votuesve shqiptarë çdo muaj, që prej janarit
deri në maj të 2009-ës. "Zogby International" analizoi
mendimin e 1000 votuesve të mundshëm shqiptarë,
gjatë muajit janar. Ky monitorim mbart një marzh
gabimi prej +/- 3.2 për qind. Të gjitha intervistat në
këtë anketim u kryen ballë përballë. Të anketuarit u
përzgjodhën përmes metodës që vijon më poshtë: i
gjithë kombi shqiptar është i ndarë në zona që bazohen
mbi rreth 4.713 qendrash votimi. 100 qendra votimi
janë përzgjedhur nga
lista e plotë e tyre
(këto njihen si njësitë
primare shembull).
Në çdo njësi
primare shembull,
skuadrat në terren
zhvillojnë 10 intervista
ballë përballë.
Të anketuarit janë
përzgjedhur nga banorët
e shtëpisë. Vetë
familjet janë përzgjedhur
në mënyrë rastësore
përmes një
procesi që njihet si
Kampioni i Burimit
Rastësor, ku një i
intervistuar kalon
përmes një procesi
seleksionimi të rastësishëm
dhe përzgjedh
familjarë që
bazohen në një formulë
të parallogaritur.
Kur përzgjidhet
një familje, i kampionuari
në këtë shtëpi
është zgjedhur duke
përdorur metodën e ditëlindjes më të afërt (personi që
jeton në këtë familje me ditëlindjen më të afërt nisur
nga data e intervistës). Të gjithë të kampionuarit janë
të moshës së votimit (18 vjeç e lart). Intervistuesit në
terren do të përpiqen që të kontaktojnë të kampionuarit
mbi 3 herë, nëse ata janë të padisponueshëm gjatë
fillimit të procesit. Të gjithë intervistuesit në terren janë
trajnuar profesionalisht dhe janë supervizuar në terren
nga koordinatorë të fushës. Kontrolli i cilësisë sigurohet
nga zhvillimi i intervistave pasuese me të paktën 10 për
qind të të kampionuarve. Këtyre të fundit u kërkohet që
të përsërisin përgjigjet e tyre përmes shumë pyetjeve
për të certifikuar sondazhin. Të gjitha të dhënat finale
vendosen në tabela dhe rishikohen përpara njoftimit
zyrtar të rezultatit.

Çdo muaj, sondazhi në "Top Channel"

gjedhjet e 28 qershorit do të vendosin
se kush do ta qeverisë Shqipërinë
në 4 vitet e ardhshme. Për
herë të parë në historinë elektorale
të Shqipërisë, një nga kompanitë më
prestigjioze botërore të sondazheve do
të publikojë sondazhe mujore të opinioneve
në ekranin më të madhe shqiptar.
Kompania amerikane me famë botërore
e sondazheve, "Zogby International",
e njohur së fundmi për saktësinë e lartë
të sondazheve në zgjedhjet presidenciale
amerikane, me bashkëpunimin me
mediat e mëdha amerikane "Fox News",
"USA Today", "Wall Street Journal" dhe
agjencinë botërore të lajmeve "Reuters",
vjen tani në Shqipëri me sondazhet
mujore të opinioneve deri në prag të
fushatës elektorale. Sondazhet "Zogby",
për partitë, politikanët dhe shqetësimet
kryesore të shqiptarëve do jepen çdo
muaj në "Top Channel".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›