E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dakurt: “Mund të fitojmë gjithçka”



Interi do të luajë të enjten miqësoren e parë nën drejtimin e trajnerit portugez Hoze Murinjo. Kundër arabëve të Al Ilal do të jetë edhe Oliver Dakurt, i cili nuk ka luajtur një ndeshje për zikaltërit, që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, kur ai u dëmtua në Firence kundër Fiorentinës. “Dalëngadalë po rigjej ritmin dhe me fillimin e kampionatit do të jem i gatshëm plotësisht. Dëshirojmë të fitojmë gjithçka që është e mundur, por konkurrenca do të jetë e ashpër, duke parë që Juve, Roma, Milan e Fiorentina kanë bërë skuadra të mira”. Superkupa e Italisë është edhe objektivi i parë i Interit. Finalja do të luhet, më 24 gusht kundër Romës. “Roma e Interi në tre vitet e fundit kanë qenë dy skuadrat më të mira italiane”.

* * *

Zhyli: “Te Roma, punonin si të çmendur”

Sulmuesi Lydovik Zhuli, i cili sapo nënshkroi një kontratë trevjeçare me Paris Sën Zhermenin, shpjegoi më në fund dhe atë që e detyroi të largohej nga Roma pas vetëm një viti, duke theksuar se vuante shumë në stërvitje. “Futbolli, për mua, është para së gjithash një kënaqësi. Te Roma, përkundrazi, nuk e provova kurrë kënaqësinë e të stërviturit, pasi punonin si të çmendur”, - thotë për revistën e njohur sportive franceze “France Football”, ish-sulmuesi shtatshkurtër i Lionit. “Atje (te Roma) nuk kam qenë kurrë vetvetja, ashtu siç kam qenë të Barcelona e te Monako. I vetmi avantazh, - shpjegon lojtari Paris Sën Zhermenit, - është fakti se jam akoma shumë i fuqishëm fizikisht”. Me Romën, Zhyli laujti 32 ndeshje, duke shënuar vetëm 6 gola.

* * *

Ganezi Muntari, alternativa e Lampardit

Interi është në kërkim të zëvendësuesit alternativ pas pamundësisë për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez Frenk Lampard. Pista angleze nuk do të braktiset, ndërkohë që zikaltërit kërkojnë një mesfushor. Emri i fundit i dalë në skenë është ai i Ali Sulej Muntarit. Ish-lojtari i Udinezez, tani në forcë me Portsmuthin në Angli, i pëlqen shumë Murinjos, i cili ende pret lajme nga Portugalia në pritje të mbërritjes së Kuarezmës. Portsmuth dëshiron 15 milionë euri, por Interi mund ta mbyllë transferimin edhe më pak. Lojtari ka arritur tashmë një marrëveshje katërvjeçare me zikaltërit përmes agjentit Horge Mendes, i cili ishte këto ditë në Milano. Edhe Eto’o mund të shkojë te Interi, pavarësisht se kamerunasi është te Barcelona.

23 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›