E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalai Lama: Kina kërkon të fshijë budizmin

Kur kanë kaluar rreth 50 vjet nga revolta masive tibetiane kundër Pekinit, lideri shpirtëror Dalai Lama hedh një akuzë mjaft të ashpër ndaj Kinës. Sipas tij, Pekini synon të fshijë fenë budiste nga Tibeti. Në fjalën e tij të përvitshme të mbajtur në Dharamsala të Indisë, Dalai Lama konfirmoi se Kina po ndërmerr inisiativa politike për të realizuar këtë qëllim.
"Mes shumë planeve të tjera, ata duan të nisin një fushatë riedukimi patriotik në shumë manastire të Tibetit duke detyruar besimtarët të jetojnë në izolim", shprehet lideri shpirtëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›