E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundje tërmeti deri në 4.5 ballë në gjithë Kosovën

Një tërmet i fortë u regjistrua pak minuta më parë në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës.
Lëkundjet sizmike e patën epiqendrën në Serbi diku në një zonë kufitare me Kosovën.
Sipas raportimeve zyrtare deri tani, mësohet se lëkundjet regjistruan pak çaste më parë magnitudën deri në 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndjenë deri në 2 kilometër në brendësi të kufurit kosovar.
Tronditjet u regjistruan në të gjithë territorin por më shumë forcë kishin në Mitrovicë.
Ende nuk ka raportime në lidhje me dëme apo pasoja të tjera nga ngjarja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›