Operacion kundër mafias në Itali dhe SHBA, 26 të arrestuar
26 persona janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni të ndërmarrë në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës mafioze Cosa Nostra. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se operacioni u organizua nga policia italiane dhe FBI, të cilat shkatërruan familjen mafioze siçiliane "Santa Maria di Gesu",e cila ndodhej në Nju Jork dhe Majemi.
Sipas mediave ndërkombëtare nga 26 të arrestuarit 20 persona janë në Palermo dhe 6 në SHBA. Ata akuzohen për aktivitete mafioze, pastrim parash, zhvatje, tentative vrasjeje dhe trafik droge.
Gjatë hetimeve, agjentët e FBI-së dhe ata të policisë italiane kanë arritur të zbulojnë se familjet siçiliane ndihmohen në Amerikë nga familjet Gambino, Bonano, Luchese dhe Colombo, që edhe pse të rrënuara nga autoritetet kanë arritur të mbijetojnë.