E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, "armiku" i Putin fiton çështjen në gjykatë

Biznesmeni rus Boris Berezovsky ka fituar një çështje të ngritur për shpifje, sipas të cilave ai ishte pas vrasjes së ish-agjentit të KGB-së Alexandër Litvinenko.
Gjykata e Lartë vendosi shpërblimin e Berezovsky me 224 mijë dollarë, pas lajmeve të publikuara në kanalin televiziv "RTR Planeta", që e cilësonte si organizator të vrasjes së Litvinenkos.
Nga ana e tij Berezovsky, 63 vjeç, deklaroi se ka qenë një mik dhe mbështetës i Litvinenkos dhe i cilësoi lajmet e publikuara në media si "mizore dhe fyese".
Litvinenko, një kritik i ashpër i ish-presidentit rus Vladimir Putin, u helmua me lëndën radioaktive polonium 210 në vitin 2006 në Londër.
Berezovsky, një oligark rus që jeton në Surrej, deklaroi jashtë gjykatës se luftoi deri në fund për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe se ishte i kënaqur me vendimin e gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›