Dalglish s’ka biseduar për përforcime

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:21
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, nuk ka biseduar me pronarët e klubit rreth angazhimit të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi nga Anfield, që gjendet në pozitën e 13-të në Premierligë, barazoi 2-2 me rivalin nga Merseyside Evertonin të dielën.
Por, dy javë para përmbylljes së afatit kalimtar, Dalglish tha: “Nuk është diskutuar asgjë rreth përforcimeve. Kur kam marr detyrën, kam thënë se nëse ky është ekipi që do ta kem, do ta marr atë”.