Sanchez mbetet në Udinese

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 19:26
Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Udinese në janar sipas trajnerit të skuadrës nga Serie A, Francesco Guidolin.
Sulmuesi 22 vjeç spekulohej me transferim në Milan ose Chelsea mirëpo Guidolin është siguruar nga pronarët e klubit se ylli kilian nuk do të largohet nga Friuli gjatë këtij afati kalimtar të janarit. “
E di se Udinese është një klub serioz. Klubi ka ritheksuar se Sanchez do të mbetet në Udinese deri në fund të sezonit dhe nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha Guidolin për televizionin Rai Due.