Navas vazhdon në Sevilla

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 19:22
Jesus Navas ka vazhduar kontratën e tij me Sevillan për tre vite të tjera deri më 2015 ka njoftuar klubi spanjoll të hënën.
Dëmshpërblimi i tij është rritur në 35 milionë euro. Navas 25 vjeç debutoi me Sevillan më 2004 dhe është bërë titullar në krahun e djathtë të mesfushës. Ai ishte rezervist për Spanjën në Kampionatin botëror 2010.
“Nuk mund ta shoh veten duke luajtur për ndonjë skuadër tjetër. Këtu jam pjekur në qdo aspekt”, tha Navas për uebfaqen zyrtare të Sevillas.