Kuranyi zëvendëson Dzekon ?

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:20
Sipas të përditshmes gjermane Newsclick, Kevin Kuranyi mund të kthehet në Bundesligë, por jo te ish skuadra e tij Schalke 04.
Sulmuesi i Dinamo Moskës spekulohet se kërkohet nga Wolfsburg si zëvendësim për yllin boshnjak Edin Dzeko, i cili u transferua në Manchester City gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Ish reprezentuesi gjerman u largua nga Schalke 04 më 2010, pas pesë sezoneve të kaluara në Gelsenkirchen, ndërsa ka treguar paraqitje të mira edhe në Moskë.