E Diel, 1 Nëntor 2026

Daliç, ish-i Dinamos, trajneri i Slaven Belupo“Daliç firmosi për një vit”, - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com, menaxheri i FIFA-s, Mario Cenolli.

Zlatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos në pjesën më të madh të sezonin 2008-2009 (u pasua nga Shkëlqim Muça), është trajneri i ri i Slaven Belupos. “Daliç firmosi për një vit”, - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com, menaxheri i FIFA-s, Mario Cenolli.

“Ndeshja e parë e Slaven Belupos nen drejtimin e Daliçit është ajo kundër Hajdukut të Splitit, për javën e tretë të kampionatit kroat”, -shtoi Cenolli, bashkëpunëtori i “Vata Vision Football Menagement”, që menaxhohet nga Rudi Vata. Slaven në dy ndeshjet e para ka arritur vetëm një fitore, kunder Zagrebit (2-0).

Zlatko Daliç ka qënë më parë edhe trajneri i NK Varteks dhe NK Rijeka, si dhe ka qenë bashkëtrajner i Kroacisë U-21.

Slaven Belupo është një ekip i njohur edhe në Shqipëri, pasi është përballur me Vllazninë në Kupën Intertoto 2004-2005 (fitoi 2-0 në Kroaci, humbi 1-0 në Shkodër) si dhe me Teutën në Kupën UEFA 2007-2008 (fitoi 6-2 në Kroaci, barazoi 2-2 në Durrës).

Slaven Belupo morri pjesë në Ligën e Europës dhe u eliminua në turin e tretë nga norvegjezët e Tromso, pasi më parë kishte eliminuar qipritotët e Birkirkarës (një ekip që ka luajtur edhe më parë dhe kundër Partizanit tonë) e Milanon (ekipin shqiptar nga Maqedonia).

E Premte, 07 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›