E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daliç kandidati i parë zyrtar për përfaqësuesen

Tiranë - Zllatko Daliç është emri i parë zyrtar i deklaruar nga FSHF-ja për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Trajneri kroat mbërriti sot në Tiranë për të biseduar nga afër me drejtuesit Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja pritet të vendosë përfundimisht për trajnerin e ri përpara ditës së premte. Ai me shumë mundësi do të jetë ballkanas, dhe emri i Daliçit e përforcon më shumë këtë pistë.

Zllatko Daliç është i njohur në opinionin shqiptar, pasi në fillim të këtij sezoni mori drejtimin e Dinamos. Trajneri kroat u largua pas disa javësh për shkak të rezultateve të dobëta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›