E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari mbërrin në finale e Kupës së Shqipërisë

Peqin - Flamurtari është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë. Vlonjatet arritën të marrin një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Peqinit përballë Shkumbinit vendas, barazim që i siguron biletën e finales, pasi ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 në favor Flamurtarit.

Vendasit e Shkumbinit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Xhyrës në minutën e 47-të. Baraspeshën për Flamurtarin e vendosi i përhershmi Mema pak minuta pas disavantazhit.

Në pjesën e mbetur të takimit Shkumbini u tregua i pafuqishëm për të reaguar, për më tepër që i duheshin edhe dy gola për të prekur finalen e parë në histori.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo që po zhvillohet në “Qemal Stafa”, ku pjesa e parë ka përfunduar në barazim 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›