Dalin Grevistët, do kalojmë në etapat e tjera

Grevistët pasi kanë dalë nga salla e parlamentit u janë drejtura para protestuesvem, ku kanë folur para tyre për rrugën që do të ndjekin në vazhdim në kundërshtim të kodit të ri elektoral.Neser në mëngjes do ta kemi edhe zërin edhe zëmren më të fortë se sa ditën e parë që hymë në greven e urisë, dua tu falenderojmë për këtë pjesmarrje heroike , për të treguar se ju kërkoni lirinë , dhe jo nënështrimin e kartonave të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ju jeni këtu sepse ndjeni një rrezik të madh nga kasta konsensuale e gërdecit dhe monopoleve pa fund të tyre. Ata kujtojnë se ky popull është kope pa prosonalitet, si kartonat e tyre në parlament. Ne sot përfundojmë etapen e parë në përpjekejt tona konstruktive dhe paqësore, dhe sidomos sakrificave tuaja, neser fillon një etapë tjeter e cila do ti bëjë të ditur të gjithë botës,që dy bosta , kanë bërë një gabim fatal. Nuk i blejnë dot ata shqipëtarët, sepse ne u kemi treguar shqipëtarë të vertetën. Ne kërkojmë lulëzimin e këtijë vendi, dhe gjithë kemi treguar se do bëjëm ccdo sakrificë për lirinë tonë dhe të atyre që janë të frikzuar nga kasta. Ne do të realizojmë manifistimë shumë ,më të gjëra kunder sunduesve të votës së lirë. Nuk do ketë diplomat që ka sytë nga xhepi i kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së tiranës, nuk mund ti trajtojë shqipëtarët ti si përsona të botës së tretë, që nuk miratojnë të kenë votën e lirë. Në u referohemi atyre idealve të shënjta që u referuam në dhjetor të 90-ës.po fillojmë dhjetorin e dytë që do mbyllë tranzesionin në shqipëri , dhe do nisë rrugën drejtë evropës. Grevistët kanë falënderuar në fund Ora-News e cila ka bërë sakrificë dukë trasmetuar non sot grevën, dukë dhënë një protestë kunder Sali Berishësh dhe Edi Ramën.