E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: I pa ligjshëm kalimi i pr.ligjit në parlament

10 deputetët e ngujuar prej 9-të ditësh në sallen e seances plenare deklarojn se do të vazhdojnë të kundërshtojnë kodin e ri elektoral edhe pasi ai të miratohet në kuvend nga deputetët e dy forcave të mëdha politike. Në një deklaratë për shtyp zëdhënesi i greves Dritan Prifti duke e cilësuar të paligjshme kalimin në kohë kaq të shkurter në seancë plenare të ligjit elektoral, ka përcjellë vendosmërin e deputetëve grevistë dhe partive politike që ata përfaqesojnë për të vazhduar betejën kunder kodit. Dita e marte shënon edhe diten e 9-të greves së urisë së 10 deputetëve të kuvendit dhe njëherësh edhe diten e 9-të protestave që zhvillohen para parlamentit kundër kodit e ri elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›