E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare: Intervistë Ekskluzive për Ora-News, nga gazetari Alfred Peza

Në natën e fundit të panairit të 11 të librit në Pallatin e kongreseve organizuar nga Shoqata e botuesve të librit në Shqipëri, në stendën e shtëpisë botuese onufri ka qënë i pranishëm dhe shkrimtari i mirnjohur Ismail Kadare. Në një radhë të gjatë kanë pritur njëri pas tjetrit fansa dhe dashamirës të shumtë të autorit, të cilet më vellimet e tij në faqet e para autori vendoste autografin e tij si kujtim prej nje autori të madh, jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë. Në një intervistë për tv ora gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Alfred Peza, Kadare ndau mendimet e tij në lidhje me çeshtje të ndryshme. Por ajo çka bën më të rëndësishme këtë prononcim të autorit është dhe indiferenca me të cilën ai sheh çështjen dhe diskutimin në lidhje me çmimin Nobel dhe kandidimin e tij, i cili duket se ka bërë jo pak bujë kohët e fundit. Kadare kërkon të qëndrojë jashtë komenteve për situatën e fudit politike në vend dhe do të mbeten në vazhdën e shkrimeve për botimet e tij. Vazhdon më ngulm të japë nënshkrime në librat e bashkëkombasve të tij, sikur do të thotë se pena tij e artë, nuk do të ndalet kurrë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›