Meta: Ne nuk jemi as Sali as Edvin.

Ilir Meta tha se në këtë parlament ka disa deputetë dhe shumë kartona, është shumë i habitëshem ky nxitim zonja kryetare, por është një kod që do ketë efekte ëshë për 4 vitet e ardhëshme për popullin. Interesi i dy partive të mëdha nuk ishte për të plotësuar kërkesat që paraqiti OSBE, por për të pasur pushtet absolut dhe për të rritur pasuritë e tyre. Që me 21 prill e paravendosët këtë kod i cili është në kundërshti me kërkesat e OSBE-së e cila kërkonte mos diskriminimin e partive të vogla por barazinë në zgjedhiet para ligjit. Ju po bëni shantazh dhe këtë e kam veçanerisht me kolegët e opozitës, duke mbyllur kështu gërdecin e Sali Bërishës. Meta tha se gjysma e juaj nuk ka për të qënë në parlament mandatin tjeter, ne jo vetem do ta kontestojmë këtë kod që përbën jo një konsensus por një krim të madh. Po u heqin të drejten për të qënë të lirë dhe voten e lirë qytetarve të shqipërisë. Në shumë shpejt do ju japin ndëshkimin këtyre përsonave. Ne nuk jemi as Sali as Edvin.