Dalin historitë e para për Ratko Mlladiç

Dalin historitë e para “të pabesueshme” të njeriut më të kërkuar të Evropës, Ratko Mlladiç. Një student 20-vjeçar ka treguar për mediat serbe sesi ka punuar bashkë me atë që e njihte si Milorad Komadiç.
“Nuk mund ta besoj…Milorad Komadiç. Po, unë e kam njohur atë, kam punuar me të! Madje edhe e kam pyetur nëse e di sesa shumë i ngjan Mlladiçit, por e kam bindur veten se nuk është ai”, ka deklaruar për Blic student me inicialet R.R nga Zrenjanini.
Ai ka theksuar se e ka njohur Mlladiçin, ose Milorad Komadiçin korrikun e kaluar në një objekt që po ndërtohej në Zrenjanin që po financohet nga Bashkimi Evropian.