E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-BE Me arrestimin e Mlladic eshte vene ne vend drejtesia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur arrestimin e ish-gjeneralit, Ratko Mlladiç.

“Ju përgëzojmë për suksesin e operacionit, një operacion i cili është një lajm i mirë për të gjitha familjet e viktimave të cilët kane vuajtur”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Edhe presidenti amerikan, Barack Obama, është shprehur i “kënaqur” pas lajmit për arrestimin e ish-gjeneralit serbo-boshnjak.

“Mendimet tona dhe lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet e viktimave dhe personat qe vuajtën tiraninë.

Drejtësia është vënë në vend”, tha Obama dhe për ta mbyllur reagimin e tij, ai tha se në çdo kohë drejtësia do të përndjekë të gjithë ata që kryejnë krime të ngjashme kundër njerëzimit.

Edhe presidenti i Komisionit Evropian, Maneul Barroso është shprehur shumë i kënaqur për arrestimin e sih-gjeneralit.

“Ne duhet te besojmë tek përkushtimi i Serbisë që të afrohet edhe më shume më Bashkimin Evropian”, u shpreh Barroso.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›