E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, publikohet fotoja e re e Ratko Mlladiçit

Gazeta serbe “Politika” ka publikuar sot fotografinë e ish-komandantit të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç të arrestuar ditën e djeshme duke e krahasuar atë edhe me foton e vitit 1995, kur ky njeri vriste boshnjakë të pafajshëm në Bosnjë.
 

Gazeta e paraqet Mlladiçin të lodhur, të zbehtë e me kapele i cili u arrestua të enjten në mëngjes, afër Zrenjaninit, dhe kishte 16 vjet që po fshihej nga drejtësia.

Ndërkohë dhjetra nacionalistë ekstremistë serbë u grumbulluan në orët e mbrëmjes së të enjtes në Beograd për të kundërshtuar arrestimin e Ratko Mlladiç.
 

Protestuesit mbanin në duar foto të tij dhe parrulla nacionaliste si dhe thërrisnin në kor emrin e gjeneralit të akuzuar për vrasjen e mijëra muslimanëve në Bosnje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›