Shefja e politikës së jashtme të BE-së viziton sot Kosovën

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Pritet që gjatë kësaj vizite, përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me zyrtarët e tjerë të lartë të Kosovës.
Gjithashtu, zonja Eshton, do të ketë takime edhe me udhëheqësit e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX.
Ndërkohë shefja e politikës së jashtme zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Serbi, vizitë e cila përkoi edhe me arrestimin e shumë të kërkuarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte Ratko Mlladiç.