E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiperia, ku jane shanset me te medha per investime”

Ne Milano te Italise u zhvillua dje dita e pare e Forumit Ekonomik dhe Financiar per Mesdheun, e organizuar nga Dhoma e Tregtise ne Milano. Ne kete forum merrnin pjese vende te ndryshme mesdhetare, vende te Europes Juglindore, vende nga rajoni i Gjirit, por edhe institucione nderkombetare financiare, si dhe perfaqesues te ekonomise nga sektori privat dhe ai publik. Qellimi i Forumit eshte rritja e bashkepunimit ekonomik te vendeve te Mesdheut te Jugut dhe atij Lindor me Bashkimin Europian, nepermjet projekteve konkrete, dialogut te hapur ndermjet qeverive dhe sektorit privat.
Te pranishem ne diten e pare te Forumit ishin perfaqesues te qeverive te vendeve te Mesdheut, kryeministri italian Silvo Berluskoni, si dhe perfaqesues te sektorit ekonomik dhe privat te vendeve te Mesdheut, si dhe perfaqesues te organizmave nderkombetare ekonomike dhe financiare, si BERZH, Banka Boterore, ENEL, Moncada Group, etj.
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes e Shqiperise perfaqesohej ne kete Forum nga Matilda Merxhani, Drejtoreshe e Pergjithshme e Projekteve dhe Bashkepunimit Ekonomik.
Znj. Merxhani ishte e pranishme ne panelin qe diskutoi per energjine mbi temen “Energjia per Mesdheun: Harmonizim i tregjeve, zhvillim i rrjeteve, burime energjie te rinovueshme”, gjate te cilit u diskutua gjeresisht mbi projektet ne fushen energjetike. Nje rendesi e vecante iu kushtua projekteve te energjise se rinovueshme dhe linjave te interkonjeksionit. Gjate diskutimit te tyre, perfaqesues te kompanive ENEL dhe Moncada Gropu e konsideruan Shqiperine si nje nga vendet potenciale nder vendet e rajonit, persa i perket sektorit energjetik. Ata theksuan faktin se, Shqiperia paraqet shume mundesi per zhvillim dhe investim ne sektorin energjetik, pasi eshte e pasur me burime te ndryshme energjetike.
Gjate diskutimit te saj, Drejtoresha e Pergjithshme e METE, znj. Matilda Merxhani fillimisht shprehu besimin se forumi do te jete nje instrument me rendesi per promovimin ekonomik dhe financiar te Shqiperise, si pjese e rajonit te Mesdheut.
Duke qene se Forumi zhvillohet ne kuader te krizes financiare globale, znj. Matilda Merxhani tha se, pare nga ky kendveshtrim, per te zbutur efektet e saj duhet te ofrohet nje klime maksimalisht e favorshme per zhvillimin e biznesit, ne te gjithe sektoret.
Ne vijim, znj. Merxhani beri nje panorame te pergjithshme te zhvillimit te sektorit energjetik ne Shqiperi, sektor i cili ka qene dhe eshte prioritet i qeverise shqiptaret. Gjithashtu, drejtoresha e Pergjithshme e METE vuri theksin ne mundesite e medha per investime qe paraqet vendi yne, ndaj dhe ftoi investitoret italiane, por edhe ata te Gjirit, te vijne dhe te investojne ne Shqiperi.
Drejtoresha e Pergjithshme e Projekteve dhe bashkepunimit ne METE tha se, ne Shqiperi ka shume mundesi per te investuar ne Gren Field dhe ne sektorin energjetik Shqiperia eshte kampion ne prodhimin e energjise nga burime te rinovueshme. Ceshtja e burimeve te rinovueshme ne Shqiperi, shtoi Merxhani, mbulohet ne disa aspekte nga Ligji i Sektorit te Energjise Elektrike dhe amendimet e tij, dhe ne disa aspekte te tjera nga akte ligjore te miratuara nga Autoritete Shqiptare te ndryshme te perfshira ne sektorin e energjise.
“Aktualisht hidroenergjia jep nje kontribut te konsiderueshem ne prodhimin e energjise se paster ne Shqiperi. E gjithe energjia elektrike ne Shqiperi prodhohet nga hidrocentralet. Megjithese 100 per qind e energjise elektrike prodhohet nga hidrocentralet, potencialet ujore jane shfrytezuar ne masen 35 per qind. Kjo do te thote qe, kapaciteti i prodhimit aktualisht eshte pak me shume se 1500 MW, dhe mundesite per te ndertuar centrale hidroenergjetike ne gjendje per te prodhuar edhe 3000 MW te tjere, jane te menjehershme. Nderkohe, referuar parqeve eolike, aktualisht energjia e prodhuar pre tyre eshte 0 per qind, por potencialisht nepermjet tyre mund te prodhohen rreth 3000 MW”, u shpreh znj. Merxhani.
Ndersa theksoi se Shqiperia ka potenciale te energjive te rinovueshme, drejtoresha e Pergjithshme e METE-s tha se qeveria shqiptare po vijon reformen e saj ne sektorin energjetik dhe ftoi investitoret italiane te vijne e te zhvillojne aktivitetin e tyre ekonomik ne vendin tone. Znj. Merxhani tha se, nje nder objektivat e qeverise shqiptare eshte ta ktheje Shqiperine ne nje superfuqi energjetike rajonale dhe eksportuese te energjise.
Rendesia qe i kushtohet hidrocentraleve
Ne fjalen e saj, Drejtoresha e Pergjithshme e METE-s foli edhe per rendesine qe ka marre tani ne Shqiperi ndertimi i hidrocentraleve, pas miratimit te ligjit ”Per koncensionet”. Matilda Merxhani theksoi faktin se qeveria shqiptare po krijon nje legjislacion te posacem per mbrojtjen e investimeve te huaja ne vendin tone. “Nje stimul per ndertimin e HEC-eve, me fuqi te instaluar deri ne 15 MW, eshte garancia, qe i jep Qeveria Shqiptare ketyre prodhuesve per ta shitur prodhimin e tyre te energjise elektrike tek KESH pa zbatuar ligjin e prokurimeve publike, me nje cmim 10 per qind me te larte se cmimi mesatar i nje viti me pare”, - tha Merxhani. Gjithashtu, - shtoi ajo, - ne perputhje me legjislacionin ekzistues, HEC-et e vegjel kane akses prioritar per lidhjen e tyre me rrjetin energjetik.
“Lume” marreveshjesh koncesionare
Si rezultat i politikave nxitese, deri tani jane nenshkruar rreth 91 marreveshje koncesionare per ndertimin e rreth 264 hidrocentraleve, me nje fuqi te instaluar prej rreth 1100 MW. Si projektet me te rendesishme ketu mund te permendim ndertimin e hidrocentraleve mbi lumin Devoll, me nje fuqi te instaluar prej 319 MW, nga kompania austriake EVN, ndertimin e hidrocentralit te Kalivacit, me fuqi te instaluar rreth 100 MW, nga kompania italiane Begeti Group, ndertimi i hidrocentralit te Ashtes, me fuqi te instaluar prej rreth 48 MW, nga Verbunden Austri, si dhe dhjetera hidrocentrale te tjera te fuqive te ndryshme. Por Shqiperia ka potenciale te konsiderueshme te eres, diellit dhe biomase”, u shpreh znj. Merxhani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›