E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Mancesterit vlereson se Barcelona, eshte ekipi me i forte

Ferguson: Edhe kete vit anglezet do te dominojne "Champions"

Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson eshte shprehur i sigurt se ekipet angleze do te dominojne edhe per kete edicion kompeticionin e Liges se Kampioneve. Trajneri i Djajve te Kuq, e beri kete deklarate pas tre edicioneve te fundit, ku tre ekipe angleze kane arritur qe te shkojne deri ne gjysmefinale te ketij kompeticioni. Ferguson parashikon te njejtin sukses edhe pse Barcelona duket po aq e forte, sa nje edicion me pare. "Ekipet angleze do te dominojne edhe kete vit futbollin evropian", - theksoi trajneri Aleks Ferguson." Barcelona duket serish favorite per te fituar turneun. Nuk mund te mohohet kjo gje. Por te gjitha ekipet angleze do te jene rivale te denja deri ne fund per te fituar "Champions", - shprehet skocezi qe drejton prej dy dekadash ekipin e Mancester Junajtid. Junajtid priti ekipin e CSKA-se se Moskes ne "Old Trafford" dhe eshte shume prane kalimit te turit te pare te ketij kompeticioni. Pas suksesit te dy viteve me pare, ekipi i Ferguson arriti deri ne finalen e sezonit te kaluar te "Champions".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›