E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin nga çadrat e ngujimit grevistët e urisë

Tiranë, 19 Maj 2010 21.33 NOA Eglantina Nasi Dalin nga greva e urisë deputetët dhe mbështetësit e opozitës që për afro 20 ditë ishin në grevë urie. Para pak çastesh, dolën nga greva e urisë fillimisht deputeti i Librazhdit të PS, Taulant Balla i ndjekur nga disa mbështetës po ashtu të ngujuar. Shume familjarë janë afruar dhe po shoqërojnë për në banesat e tyre të ngujuarit e derisotëm, raporton gazetarja e agjencisë NOA.

Vetëm para pak minutash, Kryeministri Sali Berisha konfirmoi zyrtarisht bisedime me Edi Ramën me palë evropiane në negociata. Shefi i qeverisë ka konfirmuar se do të udhëtojë njëkohësisht me Edi Ramën, i ftuar nga Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian dhe atje do të kenë një darkë shtruar për nder të tyre ku edhe do të flasin mbi një kompromis të mundshëm.

Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasbourg, për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama.

Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për ti dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri, - thuhet në njoftimin zyrtar që lëshoi qeveria pak çaste më parë.

Më herët sonte në mbrëmje, u mbyll zyrtarisht greva e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste, mbështetësve të opozitës, kreut të G99 Erjon Veliaj e këngëtares Elsa Lila. Pohimin e bëri edhe zyrtarisht kryetari socialist Edi Rama Në një dalje para turmës te çadrat e të ngujuarve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Të gjithë së bashku duhet ti bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificë të grevës së urisë, të bien në një mendje me ne që ta ndalin këtë grevë, - deklaroi z.Rama.

Ai tha në parapritë të pohimit të mësipërm se evropianët janë angazhuar për arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare, kompromis që tha se do ti hapë rrugë transparencës.

Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pa asnjë dyshim, i vlefshëm si një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë që zgjidhja të gjendet dhe transparenca të bëhet, - deklaroi Rama.

Ne, nuk e kemi harruar për asnjë sekondë të vetme se në ç;moment është vetë Shqipëria dhe në çpjesë të rrugës drejt Bashkimit Evropian është vendi ynë dhe pafundësisht jam munduar të thonë dhe provojnë se ne jemi të pandjeshëm ndaj sfidave të mëdha të liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE, - theksoi më tej z.Rama.

Kurse menjëherë më pas komunikoi se ditën e nesërme zyrtarët evropianë presin atë dhe Berishën, për të kërkuar zgjidhjen dhe për ti hapur rrugën jo vetëm transparencës por edhe përballjes me sfidat e integrimit.

Në emër të atyre që këtë protestë e ngritën në piedestal grevën e urisë, jemi të gatshëm ti japim zgjidhje kësaj krize. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave, ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e integrimit të vërtetë të vendit drejt Bashkimit Evropian, - u angazhua Rama duke shtuar: Uroj që dhe pala tjetër të ketë bërë apo të bëjë të njëjtën gjë.

Në përfundim, z.Rama tha se të gjithë së bashku duhet ti bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificë të grevës së urisë, të bien në një mendje me ne që ta ndalin këtë grevë.

***

Tubimi i sotëm nuk nisi në 18.00 por rreth 40 minuta me vonesë dhe folësit, u pa qartë se ishin të informuar për vendimin e Ramës. Ky i fundit u vonua mbi një orë pas folësit të fundi të vijë në podium, ndaj zëdhënësja e PS, Armela Imeraj u kërkoi durim të pranishmëve.

Burime jozyrtare si nga opozita dhe nga mazhoranca bëjnë me dije për agjencinë NOA se është arritur një marrëveshje paraprake për bisedime Rama-Berisha, jashtë Shqipërisë, me ndërmjetësim dhe përkujdesje nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Burimet nga PS dhe PD i thanë agjencisë NOA se ditët në vazhdim pritet që Rama dhe Berisha të udhëtojnë në drejtim të selisë evropiane për të folur mbi një kompromis të qartë.

a.r/r.n/NOA

Vijon...

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›