E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin nga reanimacioni 6 studentet

Gjashtë studentet e plagosura nga aksidenti i Himarës dolën nga reanimacioni ditën e premte në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa Elsa Shtylla lë ambientet e spitalit për tu kthyer në shtëpi. Lajmin e mirë e dha mjeku Luan Nikollari spas të cilit gjendja e vajzave është e stabilizuar. Ato janë jashtë rrezikut për jetën dhe nuk do të kenë probleme invaliditeti për të ardhmen. Mjeku Nikollari informoi edhe mbi udhëtimin dhe gjendjen shëndetësore të dy vajzave që u dërguan në Austri një ditë më parë.

Nikollari tha se pas informacioneve të marra nga ambasadori shqipar në Austri, do të ketë një provë zgjimi për Erisela Guberen, ndërsa nesër e njëjta provë dhe për Florije Pecin.

Studentet e plagosura janë vizituar edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e shoqëruar nga homologu i saj Bamir Topi.
Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e saj kanë shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu gjendur pranë familjeve dhe popullit shqiptar.
Në spitalin ushtarak kanë mbetur 10 vajza të cilat ndodhen në pavionet e krirurgjisë së specialiteteve.
Javën e ardhshme sipas mjekëve pritet që disa prej tyre të kthehen në shtëpi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›