E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti francez takohet me homologun e tij afgan Karzai

Presidenti francez Fransua Holond ka bërë një vizitë të pa paralajmëruar në Afganistan ku është takuar me hommologun e tij afgan Hamid Karzai. Holond është kritikuar ashpër në Samitin e NATO-s fundjavën e kaluar pasi ka paralajmëruar një tërheqje të përshpejtuar të 3400 trupave ushtarake franceze nga Afganistani deri në fund të këtij viti, dy vjet para afatit të përcaktuar nga Aleatët. Por lideri I ri francez e ka mbrojtur planin e tij.

"Prania jonë këtu nuk është më shumë se simbolike. Ne dëshirojmë që Franca të vazhdojë të qëndrojë këtu por ndryshe nga e kaluara, sepse ne e kemi përmbushur misionin tonë. Një vendim është marrë në vitin 2001, së bashku me Kombet e Bashkuara, për të ardhur dhe për të luftuar me talebanët, për të luftuar kundër terrorizmit, duke u lejuar afganëve të rifitojnë sovranitetin e tyre. Ky mission 2ëshët drejt përfundimit. Ky është një moment krenarie.

Në takimin e fundjavës së fundit të aleatëve të NATO-s në Cikago, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar tërheqjen e shpejtë, dyuke thënë se ajo dëshironte një tërheqje të unifikuar sipas strategjisë së tërheqjes së Aleancës. Rreth 2 mijë trupa ushtarake franceze duhet të largohen nga Afganistani Brenda këtij viti, port ë tjerët do të qëndrojnë për të mbështetur dhe trajnuar forcat afgane si dhe për të vëzhguar pajisjet. Franca ka 14 helikopterë, 900 automjete dhe 1400 kontenierë që duhët të largohen nga Afganistani në rrugë tokësore dhe ajrore.
"Në fund të vitit 2012 nuk do të ketë më asnjë ushtar francez të njësive të luftës në Afganistan, dhe ne do të riatdhetësojmë rreth 2 mijë pjeksëtarë të personelit. Në fillim të vitit 2013, dhe pak muaj më vonë do të ketë ende personel francez që do të merret me pajisjet që do të nisen për në Francë. Porn e do të lëmë këtu një sërë mjetesh që janë shumë të domosdoshme për ushtrinë afgane, në mënyrë që kjo e fundit të marrë përsipër zonat që ushtarët francezë do të lënë në dorë të afganëve.”

Holond kishte premtuar një tërheqje të shpejtë të trupave ushtarake franceze nga Afganistani gjatë fushatës së tij eketorake për szgjedhjet presidenciale në vend. Por polemikat që u ndezën me këtë vendim të presindetit francez kanë sjellë dhe frikën se mos vende të tjera anëtare të NATO-s mund të bëjnë të njëtën gjë. Presidenti afgan Hamid Karzai është shprehur se tashmë forcat e sigurisë afgane janë në gjendje të marrin kontrollin e situatës falë mbështetjes së deritanishme të NATO-S.

"Ne kemi qenë në kontakt me aleatët tanë të NATO-s, në mënyrë të vecantë me amerikanët, në këtë mission prej vitesh dhe tashmë pas trajnimit dhe pajisjes me mjetet e duhura ne jemi gati për të mbrojtur vendin tonë. Dialogu ynë ka përparuar në këtë aspect dhe shpresojnë se kjo gjë do të ketë më shumë vëmendje. "

Francës I është kërkuar që të kontribuojë me 200 milion dollarë amerikanë për një fond të përbashkët që arrin vlerën e 4.1 bilion dollarësh, por Holond ka bërë të qarët se nuk do të bëhet asnjë investim I tillë pa u qartësuar më parë se si do të menaxhohen këto fonde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›