Kuqezinjte para Iranit ne Stamboll

Irani është tepër pranë dhe duket sikur sapo është mbërritur në Rinas, do të bëhet menjëherë nisja për në Stamboll. Kombëtarja shqiptare do të synojë fitoren e dytë në miqësore në vetëm pak ditë, ndërsa mundi 2-1 Katarin në Madrid. Lorik Cana është gjithnjë lider, edhe në konferenca. Një sulmues si Çani po përpiqet të përmirësohet edhe në gjuhën shqipe, edhe në lojë. Ja edhe Elis Bakaj, autor goli ndaj Katarit, që shpreson sërish të shënojë. Le të shpresojmë që të sillemi në fushë ashtu siç thotë Loriku, pra si skuadër fituese, mentalitet që fitohet edhe në ndeshjet miqësore.