Aksidentohet në Vlorë furgoni, plagosen lehtë 6 fëmijë kopshti
Vlorë- Një furgon më fëmjë kopshti është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qëndër të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skelë’ të qytetit bregdetar ku furgoni që po transportonte për në kopësht fëmijët është përplasur me një atuomjet tjetër.
Mësohet se nga aksidenti janë lënduar lehtë 6 fëmijë të cilët kanë marrë gërvishtje, një prej fëmijëve pati një frakturë në hundë. Menjëherë fëmijët janë dërguar në spital për kontroll dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas policisë furgoni me targa Vl 1126 C u përplas me automjetin tip ‘Benz’ me targa AA588 DE. Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes së dy automjeteve në mes të Vlorës por policia po heton në vendngjarje për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti që për fat të mirë nuk rezultoi me pasoja të rënda.
/IDEA/