Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve, nga Exit-Poll, fiton PDK e Thaçit

Minute pas minute me zgjedhjet ne Kosove
Lexoni si Thaçi shpalli fitoren
Prishtine, 12 Dhjetor 2010 NOA Update – Fondacioni Gani Bobi eshte duke publikuar ne keto çaste, rezultatet e exit-poll qe ka realizuar gjate dites se sotme ne territorin e Republikes se Kosoves ne qendrat e votimit ku u votua per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare.
Publikimin e te dhenave te sondazhit e beri drejtuesi i Institutit per Studime Humanistike, Gani Bobi, Shkelzen Maliqi
Sipas te dhenave te ketij sondazhi rezulton me fitore te ngushte PDK e kryeministrit ne detyre Hashim Thaçi me 31 per qind te votave.
Menjehere pas tij renditet LDK e drejtuar nga Isa Mustafa, me 6 per qind me pak ose 25 per qind se PDK dhe me tej vijojne Levizja Vetevendosje me 16 per qind dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 12.5 per qind.
Ne kete sondazh jane anketuar ne te gjithe vendin 2200 vete dhe marzhi i gabimit sipas fondacionit, eshte 2 deri ne 3 per qind.
Ne zgjedhje ishin thirrur per te votuar nje milion e gjashteqind mije shtetas te Republikes se Kosoves. Paraprakisht, pjesemarrja rezulton te jete jo me shume se 40 per qind.
Partia Demokratike e Kosoves - 31 per qind te
votave
Lidhja Demokratike e Kosoves - 25 per qind
Vetevendosja - 16 per qind
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves – 12.5 per qind
Aleanca Kosova e Re – 6.5 per qind
Fryma e Re – 4.5 per qind
Lidhja Demokratike e Dardanise – 2.5 per qind
Partite tjera – 2 per qind
***
Me heret kryetarja e KQZ-se, valdete Daka beri me dije se deri ne oren 15.30 pjesemarrja e votuesve ne keto zgjedhje ishte 34.10 per qind e te gjithe votuesve, pra 567 565 votues nga 1 milion e 600 mije votues qe ishin gjithsej.
Ne keto zgjedhje votuesit ne Kosove kane hedhur voten e tyre per 122 deputetet e rinj te Kuvendit te Kosoves, te cilet vijne nga 29 subjekte politike ne Kosove.Ne te gjithe Kosoven prej ores 07.00 te mengjesit u hapen 746 qendra votimi me 2280 vendvotime.
Megjithate kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka deklaroi me heret se qendrat e votimit ne veri te Kosoves per arsye sigurie jane hapur ne oren 09.00 dhe jane mbyllur ne oren 16.00, pra tri ore me pare se te plotesohet orari zyrtar.
Jane 14 qendra te votimi te vendosura ne veri te Kosoves, nje zone e banuar nga nje shumice serbe.
Procesi zgjedhor dhe ecuria e tij e metejshme ne Kosove po monitorohen nga mbi 32 mije vezhgues, nga te cilet 26 mije jane pjese e partive politike, 493 jane anetare te organizatave nderkombetare, 351 zyrtare te ambasadave ne Kosove dhe mbi 5 mije vezhgues ne terren vijne nga organizatat joqeveritare.
Nderkohe qe mbi 6000 police po mbikeqyrin situaten rreth qendrave te votimit per te siguruar mbarevajtjen e tyre.
Pas mbylljes se qendrave te votimit ne mbare Kosoven, ka nisur edhe numerimi i votave.
Keto zgjedhje te pergjithshme, cilesohen historike per shtetin e ri, pasi jane te parat qe zhvillohen pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt te 2008-es.
i.t/a.b/NOA
Reagon Vetevendosje:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/CyCGyLfyT1o','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});