LDK kundërshton procesin e votimit në Skenderaj e Drenas
Prishtine, 13 dhjetor, NOA - Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves ka kontestuar procesin e votimit ne komunen e Skenderajt dhe te Drenasit. Anetari i ketij shtabi, Arben Gashi, tha se pjesemarrja prej 94 per qind eshte e pamundur.
“Sipas rezultateve qe na kane ardhur nga KQZ-ja rezulton se ne Skenderaj dhe ne Drenas kane votuar 94 per qind e njerezve. Kjo eshte statistikisht e pamundur, logjikisht e papranueshme, ligjerisht e kontestueshme”, tha ai.
Gashi paralajmeroi se LDK-ja do te perdore te gjitha mjete ligjore per mbrojtjen e demokracise, e cila buron nga vota. “Nuk mund te lihet qe demokracia ne Kosove te shkelet. Te thuhet se 94 per qind e popullsise ka votuar eshte absolutisht e papranueshme”, tha ai.
Gashi paralajmeroi se LDK-ja do te paraqese ankese te organet kompetente. “Me gjithe kete rezultat, LDK-ja akoma prin, por kjo pjese do te kontestohet dhe do te behen ankesa ne organet perkatese. Ajo qe ka derguar KQZ-ja per Skenderajn dhe Drenasin eshte jologjike, andaj do te kontrollohet, verifikohet e pastaj do te ankohemi ne rruge ligjore”.
Gashi tha se asnje parti politike nuk mund te shpalle fitoren. “Nuk ka hapesire qe te shpallet fitore nga askush. Nuk mund te shkelet mbi demokracine, sepse demokracia duhet te vendoset nepermjet te drejtes se votes”.
a.k/NOA