E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Vëzhguesit tanë u kërcënuan

Prishtine, 13 dhjetor, NOA - Levizja Vetevendosje ka denoncuar nje incident te ndodhur dje gjate procesit te votimit ne fshatin Baje te Malishjeves. Me ane te nje njoftimi, Vetevendosja sqaron se “mbreme gjate procesit te votimit ne qendren e votimit numer 3032a, ne fshatin Baje te Malisheves eshte sulmuar vezhguesi yne Hazir Krasniqi, i cili eshte grushtuar dhe shqelmuar nga militante te PDK-se”.

Ne njoftim saktesohet se pasi eshte dhunuar me grushte dhe me shkelma, Krasniqi eshte kercenuar dhe me arme.

“Pas rrahjes Hazir Krasniqi eshte kercenuar me vrasje nga njeri nga militantet Behlul Limaj ( i afert i Fatmir Limajt), i cili ne tentative e siper eshte kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit”, thuhet ne njoftim.

Po sipas Vetevendosjes gjate dites ne kete qender eshte kercenuar edhe komisioneri Burim Berisha.

“Mekati i te cilit ishte se nuk i lejonte njerezit te hyjne e te votojne nga dy here dhe i rezistoi korruptimit. Ate e ka kercenuar Vesel Krasniqi me fjalet se” e dime qe je i vetmi djale ne familje dhe ti e di mire çfare te gjene, a e di qe je ne Baje””, thuhet ne njoftim, duke theksuar se “pas mbylljes se vendvotimit te njejtet militante kane qelluar me arme ne ajer dhe ate ne prezence te policise.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›