Urgjent – Hashim Thaçi del para qytetarëve: Fituam zgjedhjet

Minute pas minute me zgjedhjet ne Kosove
Prishtine, 12 Dhjetor 2010 NOA – Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves dhe kryeminister ne detyre, Hashim Thaçi, ne keto momente ka dale para qytetareve ne sheshin “21” ne Prishtine.
“Fitorja eshte e jona, urime fitorja demokrate e Kosoves”, - tha z.Thaçi mes entuziazmit te nje numri te konsiderueshem te pranishmish, duke shtuar: “Fitorja jone eshte referendum qytetar per qeverisjen e mire te qeverise demokratike te Kosoves eshte shprese per vizionin tone te se ardhmes.
“Me lejoni t’i uroj mbare shqiptareve te Kosoves dhe kudo qe jane, fitoren e vlerave euroatlantike”.
“Sot foli qarte Kosova euroatlantike, foli vullneti i popullit te Kosoves”, - tha Thaçi duke theksuar se “Kosova foli qarte dhe njezeri, ne shprehem vullnetin tone per vlerat evropiane”.
“Tani Kosova pret qe Bashkimi Evropian te flase drejt dhe qarte per te ardhmen demokrate te Kosoves”, - deklaroi kreu i PDK duke shtuar se shqiptaret e Kosoves votuan duke treguar se “Se pari eshte Kosova”, duke kujtuare keshtu sloganin e partise se tij ne keto zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare”.
Me tej Thaçi permendi se gjate tre viteve qe kaluan, qeveria e drejtuar prej tij punoi per rindertimin e vendit dhe u ndal ne punen e kryer per infrastrukturen.
Thaçi tha se jane ulur taksat duke mundesuar qe te hapen vende te reja pune.
Kurse theksoi se “ne nuk fituam kunder askujt por fituam per Kosoven”.
Ne fund, Thaçi paralajmeroi se do te kete koalicion qeverises kur tha se vota e Kosoves tregoi se te gjitha partite duhet te punojne per te drejtuar vendin.
“Sonte Kosova edhe nje here deshmoi se ne jemi shtet ligjor dhe i parimeve demokratike dhe kete e deshmuam duke shfrytezuar te drejten e votes se lire”.
Thaçi tha se procesi zgjedhor deshmoi se ne jemi nje vend demokratik qe e meriton integrimin, duke theksuar se “ne deshmuam se jemi vend demokratik ku qytetaret votojne te lire” dhe vazhdoi: “Presim qe shume shpejt te jemi vend anetar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian”.
Ketu Thaçi u angazhua se “une do te jem kryeminister i Kosoves qe do te çoje ne realizim aspiratat e Kosoves” duke nenkuptuar integrimin e vendit ne NATO dhe BE.
“Partia Demokratike ka shenuar nje fitore te thelle dhe bindese”, tha Thaçi duke permendur dhe zonat ku ka fituar.
“Ka shenuar fitore bindese ne Prizren, ne Mitrovice, ne Gjilan, Suhareke, Ferizaj” dhe vijoi me nje liste te gjate lokalitetesh ku tha se PDK kishte dale fituese.
Sakaq, Fondacioni Gani Bobi eshte duke publikuar ne keto çaste, rezultatet e exit-poll qe ka realizuar gjate dites se sotme ne territorin e Republikes se Kosoves ne qendrat e votimit ku u votua per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare.
Publikimin e te dhenave te sondazhit e beri drejtuesi i Institutit per Studime Humanistike, Gani Bobi, Shkelzen MaliqiSipas te dhenave te ketij sondazhi rezulton me fitore te ngushte PDK e kryeministrit ne detyre Hashim Thaçi me 31 per qind te votave.
Menjehere pas tij renditet LDK e drejtuar nga Isa Mustafa, me 6 per qind me pak ose 25 per qind se PDK dhe me tej vijojne Levizja Vetevendosje me 16 per qind dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 12.5 per qind.
Ne kete sondazh jane anketuar ne te gjithe vendin 2200 vete dhe marzhi i gabimit sipas fondacionit, eshte 2 deri ne 3 per qind.
Ne zgjedhje ishin thirrur per te votuar nje milion e gjashteqind mije shtetas te Republikes se Kosoves. Paraprakisht, pjesemarrja rezulton te jete jo me shume se 40 per qind.
Partia Demokratike e Kosoves - 31 per qind te
votave
Lidhja Demokratike e Kosoves - 25 per qind
Vetevendosja - 16 per qind
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves – 12.5 per qind
Aleanca Kosova e Re – 6.5 per qind
Fryma e Re – 4.5 per qind
Lidhja Demokratike e Dardanise – 2.5 per qind
Partite tjera – 2 per qind
***
Me heret kryetarja e KQZ-se, valdete Daka beri me dije se deri ne oren 15.30 pjesemarrja e votuesve ne keto zgjedhje ishte 34.10 per qind e te gjithe votuesve, pra 567 565 votues nga 1 milion e 600 mije votues qe ishin gjithsej.
Ne keto zgjedhje votuesit ne Kosove kane hedhur voten e tyre per 122 deputetet e rinj te Kuvendit te Kosoves, te cilet vijne nga 29 subjekte politike ne Kosove.Ne te gjithe Kosoven prej ores 07.00 te mengjesit u hapen 746 qendra votimi me 2280 vendvotime.
Megjithate kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka deklaroi me heret se qendrat e votimit ne veri te Kosoves per arsye sigurie jane hapur ne oren 09.00 dhe jane mbyllur ne oren 16.00, pra tri ore me pare se te plotesohet orari zyrtar.
Jane 14 qendra te votimi te vendosura ne veri te Kosoves, nje zone e banuar nga nje shumice serbe.
Procesi zgjedhor dhe ecuria e tij e metejshme ne Kosove po monitorohen nga mbi 32 mije vezhgues, nga te cilet 26 mije jane pjese e partive politike, 493 jane anetare te organizatave nderkombetare, 351 zyrtare te ambasadave ne Kosove dhe mbi 5 mije vezhgues ne terren vijne nga organizatat joqeveritare.
Nderkohe qe mbi 6000 police po mbikeqyrin situaten rreth qendrave te votimit per te siguruar mbarevajtjen e tyre.
Pas mbylljes se qendrave te votimit ne mbare Kosoven, ka nisur edhe numerimi i votave.
Keto zgjedhje te pergjithshme, cilesohen historike per shtetin e ri, pasi jane te parat qe zhvillohen pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt te 2008-es.
i.t/a.b/NOA
Reagon Vetevendosje:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/CyCGyLfyT1o','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});