E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Të mblidhet urgjent këshilli bashkiak i Tiranës

Kreu i këtij grupi, Aldrin Dalipi, tha se kërkesa është urgjente për shkak të dhunës fizike të ushtruar në zyrat e shtetit ndaj dy grave, nëpunëse të Bashkisë së Tiranës, për të mbajtur një qëndrim të gjithë këshilltarët, të majtë apo të djathtë.

“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo nga bashkia, e cila ka marrë në mbrojtje një bandit me uniformën shtetit që ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me normat morale qytetare’, shtoi ai.

“Në bazë të rregullores dhe të ligjit këshilli bashkiak duhet të mblidhet jo më pak se një herë në muaj, ndërkohë që po bëhen dy muaj që ky këshill nuk mblidhet. Nga ana tjetër ne me  mbi 1/3 e firmave që kërkon rregullorja kemi kërkuar mbledhjen e këshillit bashkiak, por kjo mbledhje po shmanget qëllimisht për të mos trajtuar apo për të mos mbajtur qëndrim për çështje kaq shumë të rëndësishme”, sqaroi Dalipi.

Ai reagoi edhe ndaj sulmit siç pretendoi ndaj Top-Channel, duke i bërë thirrje ambasadorëve që të ndërhyjnë për të shmangur dhunën siç e cilësoi ai ndaj medieve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-21 15:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›