Irani liron sot dy shtetasit amerikanë

“Siç kam thënë më parë, unë prisja nënshkrimin dhe kjo tashmë ka ndodhur. Ka pasur një problem të vogël me kushtin dhe kam kërkuar që ata të merren me këtë problem. U kam kërkuar të shkojnë në bankën qendrore dhe ta zgjidhin çështjen. Shpresoj se kjo do të zgjidhet sot”, ka thënë Shafei.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Teherani do t’i dorëzojë dy amerikanët në ambasadën zvicerane, e cila përfaqëson interesat e SHBA-së në Republikën Islamike.
Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, u ndaluan nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut 2009. Ata janë akuzuar për spiunim, ndonëse kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin pa dashje.
Sarah Shourd u lirua me kusht, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh në vitin 2010 dhe tani ndodhet në Shtetet e Bashkuara.
/Start/E.B/
2011-09-21 13:33