Kuvendi fut në agjendë ligjet me shumicë të cilësuar

Zyra e shtypit e Kuvendit në agjendën e publikuar parashikon fillimisht diskutimin e tre pr/ligjeve: draftit "Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në Republikën e Shqipërisë"; pr/ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve" dhe pr/ligjin "Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë".
Më pas në rendin e ditës së punimeve parlamentare janë përfshirë ndryshimet në gjashtë kode: në Kodin Penal, Kodin Detar, Kodin Rrugor, Kodin Ajror, Kodin Hekurudhor dhe Kodin Civil, të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar votash (85).
Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i PS-së, Edi Rama, konfirmoi se socialistët nuk do t'i votojnë pr/ligjet që duan 3/5 e votave, pa u diskutuar më parë në komisionet përkatëse ku të pranohen edhe propozimet e pakicës. /S.Ll/Start/
2011-09-21 15:27