HalimiRama refuzon miratimin e ligjeve per te shtyre marrjen e statusit kandidat

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ftuar në Abc News deklaroi se lideri i opozites po refuzon në mënyrë të vazhdueshme miratimin e ligjeve të rëndësishme vetëm me një qëllim, që është shtyrja e marrjes së statusit kandidat.
Për Halimin i gjithë aksioni i Edi Ramës është një hakmarrje ndaj qytetarëve shqiptarë të cilët e nxorën atë përfundimisht në opozitë.
Konkretisht, Halimi solli në vëmendjen refuzimin e opozitës për të votuar ligjin e Gjykatës Administrative, i cili është miratuar me konsesusin e të dy palëve.
Por jo vetëm. Opozita kërkon të ktheje për rishqyrtim edhe të gjitha ligjet e miratuara nga mazhoranca që kanë patur asistencën e ekspertëve të BE-së dhe si të tilla shprehet ministri i Drejtesisë, ato nuk mund të jenë arna siç i cilëson kryetari socialist Rama.
Halimi deklaroi në fund se mazhoranca i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës për të realizuar reformat pro integrimit të vendit dhe tashmë topi është në fushën e minorancës politike.