E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihana do të këndojë në Arabi e mbuluar

Rihana duket se e ka marrë seriozisht koncertin në mbrëmjen e Vitit të Ri në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke u munduar të gjejë një veshje modeste skene. Asaj i është kërkuar të ulë nivelin e seksualizmit në prezantimin e ardhshëm që po pritet me kuriozitet. Këngëtarja e hitit “Umbrella”, e cila njihet për veshjen e saj të guximshme dhe zbuluese, do të mbulohet kur të ngjitet në skenë në natën e nderimit të moteve në “Emirates Palace Hotel” në Abu Dhabi, kjo me qëllim që të mos ofendojë fansat konservativë. “Rihana është duke vrarë mendjen se çfarë të bëjë. Ajo dëshironte të bënte prezantimin më të veçantë dhe më provokativ deri tani. Ajo e di se duhet të bëjë kompromis për të zgjedhur mes stilit dhe traditave lokale, por një pjesë e madhe e shout të saj është një paraqitje skenike seksi”, ka thënë burimi.

Kejni Uest
Shërben me të dashurën darkë për të pastrehët

Kejni Uest ka treguar anën e tij më humane duke gjetur kohë për të shërbyer një darkë festive për njerëzit e pastrehë. Reperi i hitit “Stronger” dhe e dashura e tij Amber Rose kanë marrë një iniciativë për t’u shërbyer njerëzve që janë pa shtëpi në “The Los Angeles Mission”. “Është e rëndësishme të ndihmoni kur jeni të bekuar. Të shpërndani bekimin tuaj dhe të gjeni ca kohë për këtë gjë, veçanërisht gjatë festave të respektosh njerëzit të cilët kurrë nuk e kanë pasur këtë respekt. Kjo më bën të ndjehem vërtet mirë për të dalë këtu dhe për t’ju falënderuar të gjithëve që na keni lejuar të jemi pjesë e kësaj”, ka thënë reperi i emocionuar.

29 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›