E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallaveret e Policisë

Policia e Kosovës, në tenderin për “Furnizim me vetura”, ka favorizuar vetëm një operator ekonomik, duke i përshtatur specifikat teknike që përputheshin me veturën e tipit “Opel Astra”. Por, plani i dështoi, pasi OSHP’ja konstatoi shkeljet dhe të njëjtin e çoi në ritenderim. Nga Albulena Maloku më 06 shtator 2011 në ora 08:02

Policisë së Kosovës i ka dështuar plani për blerjen e veturave Opel Astra. Në tenderin “Furnizim me vetura për Policinë e Kosovës”, Policia kishte bërë specifikime teknike, me të cilat favorizojnë vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar kështu konkurrencën ndërmjet kompanive.

Përveç kësaj, në njërën nga pikat e këtij tenderi, Policia për kompaninë që do të fitonte garën kishte ofruar kontratë për 12 muaj dhe atë me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Në momentin kur Policia i bëri këto favorizime në këtë tender, e shkeli Ligjin e prokurimit publik.

Këtë e tha të hënën Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Në një vendim të këtij organi, thuhet se ky aktivitet i prokurimit duhet të anulohet dhe se autoriteti kontraktues duhet të bëjë ndryshimet e specifikimeve teknike dhe të veprojë në pajtim me nenet 7 dhe 28 të Ligjit të prokurimit në tenderin “Furnizim me vetura për Policinë e Kosovës”.

Kreu i OSHP’së, Hysni Hoxha tregon për Express se në këtë rast, Policia duhet t’i përmirësojë ato specifika dhe të mos ua përshtatë në tender vetëm një operatori ekonomik. “Duhet të bëjë specifika teknike të përshtatshme për një e më shumë operatorë, sepse Ligji i PP-së nuk lejon këtë përshtatje operatorëve të caktuar dhe këtu automatikisht lënda shkon në ritenderim, pra për t’i eliminuar ato specifika”, thotë Hoxha.

Me vendimin e OSHP’së, Policia obligohet të kryejë ndryshimet e kërkuara në tender, në rast se dëshiron të vazhdojë me këtë aktivitet të prokurimit. Kolona 2, 10, 13 dhe 14 të specifikacionit teknik në këtë tender, sipas OSHP-së, janë në kundërshtim me dispozitat ligjore të LPP-së.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›