Dallget e forta tragetet disa ore me vonese ne port
Era dhe dallget e forta kane shkaktuar vonesa disaoreshe ne lundrimin e trageteve me destinacion portin e Durresit.Situata nuk ka sjelle probleme per anijet e tonazhit te larte,ndersa per anijet e tonazhit te ulet dhe te mesem ka patur vështirësi ne lundrimin e tyre.Oficeri i kapitenerise se portit te Durresit Besnik Deda ka bere te ditur se era e fortë ka shkaktuar vonesat e trageteve gjatë ditës së sotme.
"Si rezultat i vazhdimit të një situate në drejtim veri-veriperëndim të erës së fuqishme tragetet kanë ardhur me rreth dy orë vonesë, po pritet që kjo kohë të përmirësohet nesër dhe në vazhdim. Megjithatë sipas prognozës dhe për javën tjetër do të jetë e njëjta situatë sinoptike", tha Besnik Deda, Oficer i kapitenerise se portit Durres.
E njejta situata pritet te vazhdoje edhe javen e ardhshme, por do te kete nje ndryshim te drejtimit te eres, e cila do te kthehet ne jug-jugperendim, cka do te sjelle reshje shiu.Per shkak te motit të keq tre anije tregtare te huaja qe priteshin te mberrinin sot ne portin e Durresit do të vonohen. Gjithsesi manovrat e anijeve të të gjitha tonazhevve ne port kryhen pa probleme.
Aleks Kalemasi