E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Te gjithe ne zgjedhje vendimmarrjet 50 me 50

Edhe 20% më shumë gra ligjërisht në vendimmarrje, do të zbusnin klimën politike në vend, të acartë prej kohësh, sipas presidentit Topi. Krahas urimit të 8 marsit për zonjat që kërkonin më shumë hapësirë në politikë, presidenti i është drejtuar liderëve partiakë, qe t’u krijonë mundësi qyetarëve të zgjedhin. Kjo sipas tij, duke mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve.

"Të gjithë kemi nevojë që klima politike në Shqipëri të jetë më bashkëpunuese. Duke pasur dialog, duke pasur paqe, duke pasur një respekt për institucionet, ku institucioni më i rëndësishëm i një vendi demokratik është institucioni i zgjedhjes, i zgjedhjeve, të zgjedhim, t’i lëmë qytetarët të zgjedhin, të promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, të vijnë sa më shumë, sidomos për zgjedhjet e pushtetit vendor, që nga specifika e tyre janë zgjedhje të karakterit administrativ për të administruar jetën e qytetarit", tha presidenti Bamir Topi.

Në takimet me gratë e OSBE-së, OJF-ve dhe ushtarake, presidenti ka përmendur kryeprokuroren Ina Rama dhe kryetaren e gjykatës së lartë Becaj, si shembuj të suksesit femeror në drejtim.  "Në krye të disa institucioneve shumë të rëndësishme, janë gra. Do të përmendja zonjën Kryeprokurore, do të përmendja Kryetaren e Gjykatës së Lartë, në të gjitha dekretet për nominimet për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese verifikoheni janë 50% meshkuj, 50% gra", tha Topi.

Në ditën ndërkombëtare të tyre,  presidenti ka kërkuar më trepër vemendje kundrejt grave të dhunuara, që sipas statistikave kapin një numer të konsiderueshëm.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›