E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Krimeve të Rënda bën analizën 1-vjetore

840 persona janë përgjuar për vitin 2010 me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Të dyshuar për një vepër penale organi gjykues ka parë të arsyeshme të japë vendimin e përgjimeve për një vit të 480 personave. Në analizën një vjeçare të gjykatës së krimeve të rënda kryetarja e komanduar e këtij institucioni Etleva Deda ka pohuar se për një vit veç përgjimeve janë shqyrtuar edhe 22 kërkesa për sekuestrim të aseteve kriminale.
Por ajo që mbetet shqetësuese është mospërfundimi i seancave gjyqësore ku shkak sipas Dedës mbetet mungesa e avokatëve. Ajo ka theksuar se duhet të ndryshohet ligji për avokatinë dhe kodi i procedurës penale.
Gjithahstu në këtë analizë është zhvilluar edhe ajo e gjykatës së apelit të krimeve të rënda, ku kryetari i saj Gjovalin Pernoca ka pohuar se gjyqtarët e këtij organi kanë nevojë për mbrojtje kur ata delegohen për gjykim në gjykata të tjera. Në ktë analizë ka qenë i pranishëm nga KLD anëtari i saj Besnik Imeri si dhe drejtuesi i porokurorisë së krimeve të rënda Olsian Çela.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›