Korçë, shtyhet sërish gjyqi i Boboshticës

Shtyhet për të pestën herë gjyqi për skandalin e varreve në Boboshticë. Gjykata e Korçës ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për të akuzuarin Alqi Koreveshi pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërkohë që seanca e radhës është vendosur se do të zhvillohet në datën 23 mars.
Skandali i dhunimit të varrezave të fshatit Boboshticë u zbulua pas sinjalizimit të vetë banorëve të këtij fshati, ndërsa kishin përfunduar punimet.
Banorët u ankuan se nga hedhja e betonit ishin mbuluar varre të vjetra të të parëve të tyre, por reagimet u ashpërsuan kur në anë të rrugës prej betoni, dolën pas rënies së shirave, edhe eshtra.