Dallime të thella Thaçi-Daçiç, Ashton: Koha do të sjellë një marrëveshje
Bruksel- Edhe raundi i nëntë në Burksel ka dështuar në arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.
Baronesha Ashton pas takimit ka thënë se kanë mbetur edhe disa orë për arritjen e marrëveshjës, raporton KTV.
Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe intetnsive. Ne kemi provuar që të sjellim bashkë të gjitha idetë e ndryshme që janë disktuar muajve të kaluar, ti destilojmë ato dhe u kemi kërkuar delegacioneve nga Prishtina dhe nga Beogradi për të shqyrtuar këto propozime dhe për ta parë nëse një marrëveshje mund të arrihet. E kam thënë herën e kaluar se marrëveshja është afër, që dallimet janë të vogla, por të thella. Mund të them me besim të plotë se dallimet ndërmjet palëve janë të ngushta dhe shumë sipërfaqësore. Derisa përgatitemi për Takimin e Komisionit Evropian të hënën ku do të jap raportin tim, na kanë mbetur edhe pak orë. Besoj, se me kohë të dyja delegacionet do të reflektojnë nëse mund të bëjnë hapat përfundimtar dhe të çojnë popullin e tyre përpara,- ka thënë ajo.
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se marrëveshja nuk është arritur për shkak se këtë e ka refuzuar pala serbe.Thaçi ka pohuar se pala kosovare ka pranuar në tërësi të gjitha pikat e marrëveshjes, duke shtuar se gjatë ditëve në vazhdim përmes një shkrese zyrtare do ta njoftojë baroneshën Ashton dhe 27 vendet anëtare të BE-së për pranimin e marrëveshjes. Thaçi ka thënë se shpreson që Beogradi ta pranojë marrëveshjen gjatë ditëve të ardhshme, por sipas tij asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet me logjikën dhe kokën e Vojislav Sheshelit.Serbia duhet të reflektoje dhe për këtë nuk i ka mbetur shumë kohë, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia i ka pranuar të gjitha propozimet e Ashton, por është Thaçi ai që po synon të bëjë ndryshime. Daçiq ka mohuar që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen.
Raportohet se problemi kryesor është pika e 14, e cila bën thirrje për pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sipas Koha Net.
Beogradi synon që me anë të një gjykate të lartë, policie të veçantë dhe me kufizimin e hyrjes së Ushtrisë së Kosovës në atë pjesë, ta shkëpusë de facto çdo lidhje të veriut me Prishtinën.